Kërko:

Markat

Faqe Hyrëse > Markat

FLO

FLO, e cila ofron tendencat aktuale të modës dhe një gamë të produktesh me çmime të përballueshme me moton “Everyone’s Shoe-maker”, është pionier i sistemit të dyqaneve zinxhir të këpucëve në Turqi. Me hapjen e dyqanit të saj të parë në vitin 2001, FLO është udhëheqës në sektorin e shitjes me pakicë të këpucëve deri tani.

Sot, FLO u shërben miliona konsumatorëve përmes 356 dyqaneve në të gjithë Turqinë dhe 43 dyqaneve jashtë vendit.

 

POLARİS

Polaris mban pozitën e markës më popullore të këpucëve që vjen ndërmend e para për sa i përket kategorisë së këpucëve për femra në Turqi, përmes investimeve të konsiderueshme që ka bërë në fushën e shëndetit dhe rehatisë së këmbës në Turqi dhe udhëheqjen e saj në këtë fushë.

Polaris, në përcaktimin e qëllimit të saj në vitin 2003, të të kthyrit në një “Markë këpucësh”, ka shtuar edhe këpucët, çizmet, çantat për gra, burra dhe fëmijë si dhe këpucët me shollat anatomike, mbështetur në 5-pika dhe produktet e komfortit, po ashtu edhe këpucë shkollore, deri tek koleksioni i pantoflave duke ofruar mundësi të gjera brenda një kohe shumë të shkurtër. Polaris, me bashkëngjitjen e nënshkrimit të saj si i pari në serinë me 5-pika dhe atë të Komfortit zhvilluar me Hulumtimin për Identifikimin e Profilit të Këmbëe në Turqi (Turkey Foot Profile Identification Research) kryer nga Shitja me FLO Retailing, ofron sot një portofol të gjerë të produkteve për klientët e saj si në fushën e këpucëve e çantave të dorës ashtu edhe aksesorëve me dizenjo moderne të produkteve brenda koleksionit të saj.

 

LUMBERJACK

Lumberjack, marka ikonë e këpucëve krijuar nga vëllezërit italianë Antonini në vitin 1945, është kthyer në një markë Turke pas blerjes nga Shitja me FLO Retailing në vitin 2012. Shitja me FLO Retailing e zhvendosi selinë e markës që ishte në Verona të Milanos – kryeqendra e modës, dhe themeloi kompaninë “Brand Park Srl” në Milano me qëllimin për të menaxhuar projektimin, zhvillimin e produkteve, marketingun dhe operacionet e shitjeve. Logoja dhe emblema e markës Lumberjack janë rinovuar.

Lumberjack është një nga markat më të mëdhaja të këpucëve dhe marka që po pëson rritje më të shpejtë në Itali sot. Është parshikuar që shitjet e Brandpark, me të cilin Lumberjack është i lidhur, të arrijnë 2 milionë palë në Francë, Spanjë, Greqi dhe vende të tjera Evropiane, përveç Italisë deri në fund të vitit 2017.

 

KİNETİX

Kinetix, duke reflektuar energjinë, larminë e ngjyrave dhe dinamizmin rinor, është marka më e shitur e këpucëve sportive në Turqi. Kinetix, e cila u përfshi tek markat e këpucëve sportive më të njohura dhe të preferuara nga konsumatorët që prej vitit 1989, kur u hodh në treg fillimisht, është në mesin e markave sportive më të pëlqyera nga të rinjtë edhe përmes koleksionit të saj sportiv si edhe këpucëve sot.

Kinetix, në takim me konsumatorët e saj në 1100 pika të shitjes rreth e qark Turqisë, vazhdon me hapa të sigurt në rrugën për t’u bërë marka më e mirë e veshjeve për të rinjtë në Turqi prej fushatave të njohura të reklamave që ka nënshkruar në vitet e fundit. Kinetix kryen shitjen e rreth 12 milionë palë këpucëve sportive në vit.

 

BUTIGO

Shitja me FLO Retailing, duke vazhduar investimet e saj pa pushuar, ka përfshirë markën Butigo brenda organizimit të saj në vitin 2015. Koleksioni pranverë/verë përgatitur me konceptin e arritshëm të modës Butigo, me të cilin gratë janë njohur përmes internetit dhe e kanë pëlqyer shumë, është ofruar për shitje në dyqanet Flo që nga viti 2016.

Butigo, duke sjellë modën bashkëkohore të këpucëve me konsumatorin në një linjë moderne dhe çmime të përballueshme, me shpejtësi zuri vendin e saj në mesin e koleksioneve më të njohura të dyqaneve FLO.

 

Sport in Street është një koncept i ri i shitjes me pakicë që është krijuar për të ofruar marka të njohura botërore në mënyrë kolektive në grupin e “atleteve”, në mënyrë që të reflektojë një stil të rehatshëm dhe sportiv jetese. Në dyqane Sports in Streets, të cilat spikasin me pajisjet e tyre teknologjike dhe konceptin e veçantë të dyqanit të krijuar duke u frymëzuar nga stili i rrugës, marka të tilla si Nike, Adidas, Kinetix, Reebok, Neë Balance, Lumberjack, Skechers, Puma, Vans and Dockers, si liderët në kategoritë e tyre, janë ofruar për shitje.

Numri i dyqaneve Sport in the Streets, i pari itë cilëve është hapur në Gusht të vitit 2014, ka arritur sot në 48. Synohet që kjo shifër të arrijë 100 deri në fund të vitit 2017.

 

DOCKERS BY GERLİ

Shitja me FLO Retailing ka marrë të drejtën si shpërndarës i markës botërore Dockers by Gerli fillimisht në vitin 2003 dhe më pas është bërë prodhuesi i saj duke blerë të drejtën e licencuar të prodhimit; dhe Dockers by Gerli është bërë zgjedhja e parë e atyre që jetojnë në mënyrë aktive, dinamike dhe me vetë-besim në jetën sociale duke përvetësuar komfortin “e shkujdesuar” si stilin e jetës së tyre. Dockers by Gerli, i cili ka fituar vlerësimin e konsumatorëve nëpërmjet koleksionit të pasur dhe rrjetit të zgjeruar të shitjeve, tërheq vemendjen e segmenteve moderne urbane.